Sot shënohet 23-vjetori i Masakrës së familjes Berisha në Suharekë nga forcat serbe.
Familja Berisha më 26 mars 1999 u dëbua nga shtëpia, ku forcat serbe i detyruan të gjithë të futeshin në një lokal.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, lokali u sulmua disa herë, ku u vranë 45 anëtarë të familjes, nga të cilët 19 ishin fëmijë.
Në disa fotografi e detaje të postuara nga ky fond, gjatë sulmeve forcat serbe vranë Kushtrimin, Redonin e më pas Altinin.
“Altini ishte nxënës i klasës së katërt dhe çanta e tij mban librat dhe fletoret sipas orarit të ditës së fundit që ai e përdori. Këpucët i përkisnin Redonit i cili ende nuk kishte mbushur dy vjet, ndërsa biçikleta kishte qenë një dhuratë nga prindërit për Kushtrimin, të cilën më pas e kishte ruajtur vëllai i tij”, thuhet në shkrimin e Fondit për të Drejtën Humanitare, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot është edhe përvjetori i 23-të i Masakrës së Krushës së Madhe, ku u vranë 243 civilë shqiptarë të paarmatosur nga pushtuesit serbë.