Sot kujtohen dëshmorët e qytetit të Skenderajt që kanë rënë më 20 mars të vitit 1999.
Ish-kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka thënë se sot janë bërër 23 vjet nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt.
“Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar”,ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.
“Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!”,