Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku, dhjetë prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 14 me të palënduar, transmeton Ekonomia Online.
Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar gjithsej 822 gjoba trafiku.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 9 arrestime, pesë persona janë në mbajtje, ndërsa katër persona janë në vuajtje të dënimit.