Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë muajit korrik kanë vdekur 24 persona, kurse 34 pacientë janë transferuar, e 219 të tjerë janë operuar.
Sipas statistikave të këtij spitali, gjatë muajit të shkuar vizita mjekësore kanë 17,872 pacientë, ndërsa që të shtrirë kanë qenë 1,274 pacientë dhe atë 682 nga Komuna e Pejës, 146 nga Komunat Deçan e Junik, 181 nga ajo e Klinës, 197 nga e Istogut, ndërsa të tjerë nga Komunat tjera të Kosovës.
Sa i përket numrit të lindjeve ai ka arritur në 174 me ç’rast kanë lindur 177 foshnje, 80 nga të cilat të gjinisë mashkullore, ndërkaq, 97 të gjinisë femërore.
“Shifrat tregojnë edhe për punën e madhe që është bërë në shërbimet e infermierisë ku janë kryer 29,850 shërbime. Në muajin korrik numri I atyre që kanë kryer analiza laboratorike ka qenë 1,494 personave që në total kanë kryere 28,614 analiza.269 persona kanë dhuruar gjak në muajin korrik që kanë dhuruar 99,400 ml gjak”.
“Sa i përket vizitave mjekësore nëpër departamente më së shumti ka pasur në Departamentin e Kirurgjisë ku janë realizuar 7,221 vizita, Kabinetet e Diagnostikës 6,546, Departamentin e Degëve Internistikës 2,268 ndërsa në Departamentin e Nënës dhe Fëmijëve 1,837 vizita mjekësore”, njofton ky spital, transmeton Klan Kosova.