Festat e fundvitit, përvec që sjellin gëzime, ka edhe prej tyre që mbesin të lënduar për shkak të mjeteve piroteknike.
Sipas drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Sylës, në festat e fundvitit, pra në muajin dhjetor u paraqitën 24 të lënduar nga mjetet piroteknike.
Shumica e tyre përfunduan me gishta të amputuar.
Syla tregoi se 13 raste kanë qenë që nga 22 dhjetori deri më 26 dhjetor, ku pësuan edhe fëmijët.
“13 raste kanë qenë nga e 22 dhjetori deri më 26 dhjetor. Shumica fëmijë, tha Syla për Express.