24-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë.

Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e saj.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, transmeton Klan Kosova.

“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit . Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti.

Të ngjashme