Nuk janë të rralla rastet kur burrat e dyshuar për dhunë në familje nuk përfundojnë në ndalim policor, ose ndaj tyre nuk merren masat e duhura preventive, çka i bën ata ta përsërisin veprën.
Një rast i tillë po ndodh edhe në një familje në Prishtinë, ku një grua ka kërkuar ndihmë nga Policia për shkak të dhunës fizike dhe psikike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.
E shqetësuar për dhunën nga burri dhe për të parandaluar ndonjë te keqe që mund t’i ndodhë, viktima ka vendosur ta denoncojë burrin në Polici dhe ka njoftuar edhe më parë e ka raportuar të njëjtin, por ai ka vazhduar t’i shkaktojë probleme.
Pas raportimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje, duke e prangosur dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ku është përballur me denoncimin kundër tij.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin prej 48 orësh, për veprën penale “dhunë në familje”.