Evropa është “përgjegjëse” për pjesën më të madhe të shpikjeve teknologjike, kulturën dhe gjuhën që dominon botën sot.
Gjeni më poshtë 25 fakte interesante për Evropën, që mbase shumë nga ne nuk i kemi ditur:
25. Evropa, teknikisht nuk është kontinent. Ndarja e saj nga Azia ishte në fakt ide e grekeve.
24. Italianet nuk pinë kapuçino pas orës 11:00.
23. Në Berlin ka më shume restorante Doner Kebap sesa në Stamboll.
22. Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë ka zgjatur më shume se ndërtimi i piramidave (ndërtimi i kësaj kishe ka filluar ne vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar).
21. Vendi më i vizituar ne Evropë është Disneyland në Paris.
20. Në Muzeun Britanik janë të ekspozuara vetëm 1% e artefakteve që në të vërtetë mbahen në këtë muze.
19. Tualeti me i lartë në Evropë gjendet në Mont Blanc në mbi 4.200 metra lartësi mbidetare!
18. Shteti i Belgjikës ka rrjetin më të dendur hekurudhor në bote (113.8 km / 1.000 km2)
17. Peruçica në Bosnjë është një nga xhunglat e fundit në Evropë. Po, Evropa ka xhungël.
16. Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë dhe shteti i cili nuk e ka ndryshuar emrin e tij që nga viti 681 i erës sonë.
15. 40% e popullsisë së Greqisë jetojnë në kryeqytetin e saj – Athinë.
14. Në Islande nuk ekzistojnë mushkonjat.
13. Epoka e Errët në Evropë ka zgjatur dy herë më shumë sesa koha që kur Shtetet e Bashkuara janë komb.
12. Rusia ka mbi 13 000 fshatra të pabanuara.
11.40% e sipërfaqes së tokës së Evropës i takon Rusisë.
10. Ndërtimi i Kullës së Pizës ka zgjatur me shume se 200 vjet dhe ajo ende vazhdon të bëhet më e pjerrët.
9. Kruasanti është shpikur në Austri.
8. Grenlanda është ishulli më i madh në botë.
7. Vetëm brenda një jave shkallet lëvizëse në metron e Londrës përshkojnë një gjatësi sa dy here perimetri i Tokës.
6. Ne aeroportin e Brukselit shiten me shume çokollata sesa në çdo vend tjetër në botë.
5. Në Evropë, Suedia ka më së shumti McDonalds për kokë banori.
4. Falë përbindëshit Lochness, Skocia çdo vit gjeneron 7 milionë euro nga turizmi.
3. Nga Spanja në Afrikë mund të arrihet me traget vetëm për gjysmë ore.
2. Qyteti me emrin më të gjatë në Evropë është: Lanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch në Uells.
1. Lihtenshtejni është një shtet, i cili gjatë angazhimit të tij të fundit ushtarak në vitin 1866, kishte dërguar në Itali 80 ushtarë, ndërsa ishin kthyer 81 ushtarë. Duket se në Itali kishin gjetur një mik.