Me 26 korrik 1788, New York u be shteti i 11-te ne Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian ne sherbim te Frances, i cili zbuloi Gjirin e New Yorkut me 1524.
1 – New Yorku mund te jete nje xhungel betoni, por ka me shume hapesire te gjelbert nga sa besoni ju. Rreth 29 mije akra, apo 14% e qytetit eshte me parqe.
2 – Qyteti gjithashtu ka 14 milje vije bregdetare.
3 – Nese ndonjehere e keni menduar, eshte e ligjshme te ecesh neper New York topless.
4 – Ne fillim te shekullit te 19, sistemi i kanalizimeve te New Yorkut kryesisht permbante plot derra qe hanin plehra.
5 – Pse taksite ne New York jane te verdha? Sepse ne vitin 1907, nje shites makinash sugjeroi te verdhen pasi ishte ngjyra me e lehte per t’u pare ne distance.
6 – Banka Federale e New Yorkut eshte depozita me e madhe monetare e arit ne bote.
7 – Ne vitin 2011, turistet sollen rreth 31 miliard dollare ne ekonomine e qytetit.
8 – Ne vitin 2003, nje burre u arrestua pasi po perpiqej te rikrijonte Kopshtin e Eden-it ne apartamentin e tij ne Harlem. Ai kishte marre nje krokodil te gjalle dhe nje tiger.
9 – Kur Philippe Petit eci ne nje litar te tendosur mes kullave te Qendres Boterore te Tregtise ne vitin 1974, nuk e beri vetem nje here, por plot tete here.
10 – Manhattan do te thote “ishull i kodrave”.
11 – Kur Parku Qendror u ndertua, u kerkua shume barut per pastrimin e zones, me shume se sa ishte perdorur ne Betejen e Getisburgut.
12 – Sot, afro 40% e njujorkezeve kane lindur jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
13 – Qyteti eshte nje nga vendet me te larmishme gjuhesore ne planet. Aty fliten me shume se 800 gjuhe.
14 – Nje here u sugjerua qe New Yorku te merrte emrin Brimaquonz – bashkim i 5 emrave te njesive bashkiake.
15 – Kur u ndertua Ura e Bruklinit, njujorkezet ishin te frikesuar se do te shembej. Per t’i qetesuar qytetaret, vune 21 elefante te kalonin mbi ure.
16 – Bruklin ishte vendi i Betejes se Ishullit te Gjate, nje nga disfatat me te medha te Shteteve te Bashkuara gjate Luftes Revolucionare.
17 – Ne vitin 1625, Peter Minuit bleu majen jugore te Manhattan per me pak se 1000 dollare nga amerikanet vendas. Ndersa qiraja atje s’ka qene kurre me e lire.
18 – Nese ju hani ne nje restorant te ri çdo dite per 12 vjet, akoma nuk do t’i kesh vizituar te gjitha restorantet ne qytetin e New Yorkut.
19 – Square Park ne Uashington mund te njihet si qendra e kampusit te Universitetit te New Yorkut, por me pare kane qene varreza pas ekzekutimeve te shumta publike qe jane bere kohe me pare.
20 – Mes viteve 1980 dhe 2000, rreth 2000 fikese zjarri ne Manhattan nuk punonin.
21 – Bronks u themelua nga Jonas Bronck ne vitin 1636 si toke bujqesore.
22 – Performuesit qe degjohen neper metro, nese duan te njihen zyrtarisht nga MTA, duhet te bejne audicion.
23 – Me 34 linja dhe 468 stacione, pista e metrose se qytetit eshte me e gjate se njeqind milje.
24 – Spektatoret ne Times Square lene pas rreth 50 ton plehra.
25 – Nëse Bruklini do te ishte qytet me vete, do te kishte popullsine e katert me te madhe ne vend.