Në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 60 pacientë, prej tyre 25 post-Covid.
Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, pulmologu Flamur Marku.
Sipas tij, në këtë fazë nuk ka fluks të madh të pacientëve, po që ata çdo herë kanë rritur kapacitet sipas nevojës duke marrë hapësira tjera brenda QKUK.
“Për momentin nuk ka vdekje në Klinikën e Pulmologjisë. 61 prej tyre janë të shtrua në klinikë, ndërsa 25 janë me post-Covid. Të tjerët janë me probleme qoftë me pneumoni, neoplazma apo kancer të mushkrive”.
“Ato bëhen nga IKShPK dhe ata që rezultojnë pozitiv ruhen ato mostra dhe testohen se cili është varianti. Akoma nuk jemi vërejtur rritje të madhe të rasteve të cilat kërkojnë hospitalizim, por është periudha e inkubimit që duhet pritur deri në fund të javës për të parë rezultatin e saktë nëse do të ketë spitalizime më tepër”.
“Deri tani po manifestohet si formë e lehtë Covidi. Ne çdo herë kemi rritur kapacitet sipas nevojës duke marrë hapësira tjera brenda QKUK”.