Vritet në Suedi 25 vjeçari nga Kosova
Një 25 vjeçar nga Mitrovica e që jetonte në Kristianstad të Suedisë, ka vdekur tragjikisht gjatë orëve të para të mëngjesit.
B.Azemi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Azemi u plagos mbrëmë në Suedi, por që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë mjekimit në spital.
Arsyet që quan deri tek kjo ngjarje nuk janë të ditura, sipas të njëjtave burime thuhet se 25 vjeçari po punonte si roje sigurimi kështu që policia po heton nëse ai ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt apo nëse ai ka pasur ndonjë kërcënim kundër tij.
Policia tashmë ka cilësuar rastin si vrasje, por që asnjë person nuk është arrestuar për rastin e orëve të para të mëngjesit