Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 25 vjet burgim të akuzuarën S.Z-S, për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
“E akuzuara S.Z-S është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me mjetë të mprehtë – sopat të paktën 11 herë në pjesën e qafës e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës. “- njofton Gjykata Themelore e Prishtinës
“Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim. “