25-vjetori i Çlirimit të Prishtinës, Rama ndan mirënjohje për Ish Batalioni e V-të Gardist të ZO të Llapit

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 09:36 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ish Batalionin e V-të Gardist të Zonës Operative të Llapit, me ç’rast theksojë se rëndësia e atyre që kanë kontribuuar gjatë luftës nuk do të humb asnjëherë, raporton Ekonomia Online.

Ky batalion vizitojë komunën e Prishtinës me rastin e aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të ditës së çlirimit të kryeqytetit.

“Kur keni dalë, keni dalë mos me u kthy është fat që jeni këtu për disa ka mbet ende trauma disa nuk janë kthy sot ua bëjmë respektin edhe atyre që sot nuk i kemi këtu, por ata jetojnë në zemrat tona sa do jemi gjallë. Kem qenë të okupuar dikush tjetër na ka tregu çka jemi dhe ku po shkojnë sot jo”, tha Rama.

Ndërsa, ish udhëheqësi i batalionit në rajonin e Llapit, Ajet Potera, tha se fati ka ra që bashkë me shokët e tij të jenë të pranishëm sot, duke shtuar se datat në Ditën e Çlirimit i nderojnë gjithmonë.

“Fati ka dasht me 11 qershor të futemi në Prishtinë, ne jemi shumë më shumë jo shpesh here pjesëtarët tanë nuk po priten qoftë nga profesorë, studentë të burgosur  politik dhe neve na ka ra fati ta kurorëzojmë atë përpjekje edhe të atyre që s’janë. Datat si thyerja e kufirit, dalja e UÇK-së, na nderojnë ndihemi të lumtur, shpresojmë në të ardhme të gjithë ata që kanë kontribuar ta gëzojmë lirinë ashtu siç duhet”, tha Potera.

Për shënimin e ditës së çlirimit të kryeqytetit, janë paraparë edhe disa aktivitete tjera dhe një seancë solemne e kuvendit komunal.

Të ngjashme