250 milionë për Lojërat Mesdhetare, Muharremi: Nuk donte t’i organizonte askush në kohë krize

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi përmes një postimi në Facebook ka treguar se Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Kosovë në vitin 2030, Kosova vetë do t’i paguaj të gjitha përgatitjet.

Siç ka treguar Muharremi, ani pse Qeveria e prezantoj si “investime 250 milion euro” për Lojërat Mesdhetare, janë qytetarët dhe bizneset ato të cilët do t’i paguajnë përgatitjet.

“Bizneset dhe qytetarët e Kosovës nga puna, taksat e tyre nga buxheti publik i Kosovës do të paguhen të gjitha përgatitjet. Nuk është një grant apo donacion ky. Ti e paguan faturën”.

Tutje ai ka shkruar se askush nuk e ka menduar se si dhe kush do e paguajë faturën, duke e quajtur një kaos këtë vendim.

“Këtu nuk ka pasur as arsyeshmëri as konsultime. Askush nuk ka menduar si dhe kush do e paguaj faturën. Një kaos në vendim-marrje dhe politik-bërje.

A bënë qeveria apo ndonjeri Fizibilitet të Arsyeshmërisë Ekonomike parase me vendosë për projekte të mëdha si kjo? Mesiguri se jo. Cila është arsyeshmëria ekonomike e këtij vendimi? Nuk ka arsyeshmëri ekonomike. Bizneset do duhet të prodhojnë, qarkullojnë rreth 1 miliardë euro që me pagu këtë faturë (nga taksat qe do arkëtoj qeveria) të gjatë 250 milioneshe e që në fakt do bëhet në fund 300 milion euro për tatim paguesit kosovarë”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme