2500 punonjës të institucioneve shëndetësore u vaksinuan deri më tani

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Edhe sot në Kosovës ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë.

Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.

Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore.

Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Të ngjashme