Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve.
Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.
Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve tha se zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.
Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.
“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia”, ka deklaruar Buzhala.