Një shpërthim i madh ka ndodhur pak minuta më parë në një qendër tregtare në Ferizaj.
Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë një bombolë gazi.
Nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar 31 persona ku ka edhe fëmijë.
Rastin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal në Polici në Ferizaj, Emin Beqiri.
“Numri ka shkuar në 31. Shtatë nga ta janë në gjendje të rëndë dhe janë përcjell për në Prishtinë. Dy nga të lënduarit janë fëmijë”, tha ai.
Beqiri mes tjerash bëri të ditur se në mesin e 26 personave të lënduar janë edhe dy fëmijë.