26 të vdekur dhe mbi 2400 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kroaci

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, 2.480 raste të reja të infeksionit me koronavirus u regjistruan në Kroaci dhe 26 njerëz vdiqën, njoftoi sot Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive në Kroaci është 14,843, mes tyre 1,221 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 118 janë në aparate për frymëmarrje.

Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar 56,567 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 654 kanë vdekur.

Një total prej 41,070 njerëz u rikuperuan, nga të cilët 1,690 në 24 orët e fundit. Tani janë 29,404 njerëz në vetizolim.

Deri më tani, një total prej 523,382 njerëz janë testuar, nga të cilët 9,206 në 24 orët e fundit, raporton Hina.

Të ngjashme