26 -vjeçari nga Gjilani, i cili vdiq në karantinën e Qendrës së Studenteve, ka rezultuar negativ për coronavirus.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Po janë kryer para obduksionit dhe ka rezultuar negativ”, ka thënë shkurt Haziri.
26- vjeçari, Agon Musliu vdiq të dielën pasi u hodh nga kati i pestë i konvikti, ku po qëndronte në karantinë pasi kishte ardhur nga Gjermania.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.