26 vjeçarja vjedh shkronjat nga varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Poshtëm të komunës së Skenderajt ku prehen trupat e 56 anëtarëve të familjes Jashari që humbën jetën në betejën e lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, është ndër vendet më të vizituara në Kosovë.

Por dikush që shkoi për vizitë atje, u kujdes që në mënyrë tinëzare të marrë diçka si kujtim me vete.

Sinjali raporton se një 26-vjeçare nën ndikimin e alkoolit, ka hequr dhe ka marrë me vete shkronjat që ndodhen mbi varrin e komandantit, Adem Jashari.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa më vonë u identifikua edhe e dyshuara e cila u shoqërua në stacion policor për intervistim. Ajo para hetuesve policorë ka deklaruar se ato i mori që t’i mbajë kujtim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme