26 vjet nga vrasja, nesër mbahen homazhe për katër anëtarët e familjes Morina

Prishtinë | 29 Mar 2025 | 22:36 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina, Fejzullahut, Lavdimit, Fidamit dhe Shkëlzenit, do të mbahen homazhe në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre.

Homazhet do të zhvillohen të dielën, në ora 14:00, te lapidari i anëtarëve të familjes Morina në Milloshevë, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë ngjarje përkujtimore do të jenë të pranishëm kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Të ngjashme