27 raste të reja me Coronavirus u regjistruan të hënën, shifra më e lartë që nga 26 prilli

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 07:34 | Nga Ekonomia Online

Nga testimi i 172 mostrave, të hënën janë konfirmuar 27 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë. Këto raste pozitive janë regjistruar dy javë pasi që Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër përhapjes së COVID-19 dhe në ditën e parë të fillimit të fazë së tretë. Numri i rasteve të reja me koronavirus nuk ka qenë kaq i lartë që nga 26 prilli, kur ishin regjistruar 32 raste të reja. Ndërkohë që numri i rasteve të reja e ka kaluar numrin 20 të fundit herë më datën 22 maj, kur ishin regjistruar 21 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se rastet pozitive janë raste kontakti prej të cilave 14 raste nga komuna e Vushtrrisë, (sipas vendbanimit: 5 raste në Ceceli, 4 raste në Vushtrri, 4 raste në Mihaliq dhe 1 rast në Bajskë), 5 rate nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: 3 raste në Podujevë dhe 2 raste në Dobërdol ), 5 raste nga Bresja e Fushë-Kosovës dhe 3 raste nga Komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 2 raste në Vërbnicë dhe 1 rast në Shipol).

Nga data 8 shkurt deri më tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 15 mijë e 140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë kanë rezultuar gjithsej 1 mijë e 110 raste. Deri më tani nga COVID-19 kanë vdekur gjithsej 30 persona për të cilët është thënë se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Të hënën nuk është shëruar asnjë pacient, por deri më tani 843 pacientë janë regjistruar si të shëruar. Numri i rasteve aktive në Kosovë është 237.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme