27 persona kanë vdekur në Uttar Pradesh të Indisë, gjatë së shtunës, pasi një automjet që transportonte disa pelegrinë u aksidentua.
Kryeministri Narendra Modi dhe shefi i ministrit Yogi Adityanath kanë shprehur ngushëllime për viktimat.
Pas aksidentit, në disa pamje të publikuara shihen njerëz në vendin e ngjarjes derisa përpiqeshin të jepnin ndihmë. Ambulancat dhe zyrtarët policorë kanë arritur menjëherë në vendngjarje, shkruan Hindutimes, transmeton KlanKosova.tv.