27 vite në shërbim të qytetarëve, Sindikata uron Policinë e Kosovës

Prishtinë | 06 Sht 2026 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Në urimin e publikuar më 6 shtator, Sindikata ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të Policisë në përmbushjen e misionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Përkushtimi i tyre i palëkundur përbën një shembull të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj shërbimit, rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në urimin e Sindikatës.

Në fund, Sindikata ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të policëve në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Të ngjashme