27-vjetori i masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit, prezente edhe presidentja Vjosa Osmani

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Është duke u mbajtur tubimi përkujtimor në 27-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, raporton Ekonomia Online.

Përpos qytetarëve të shumë, prezente në këtë tubim është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

27 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga ky Krusha e Madhe./Ekonomia Online.

Të ngjashme