28 euro në ditë për një të burgosur në Kosovë

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Mbi 1 mijë të burgosur nëpër Qendrat Korrektuese të Kosovës po i kushtojnë shtetit një shumë të madhe parash. Të njëjtëve po u sigurohet edhe kujdesi higjenik dhe shëndetësor.

Megjithë buxhetin modest të Kosovës, të burgosurit që vuajnë dënimet nëpër Qendrat Korrektuese, shtetit po i kushtojnë mjaftë shumë, shkruan lajmi.net.

Numri aktual i të burgosurve në Kosovë është 1557.

Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Jeton Kabashi, zyrtar për informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kabashi tutje shton se nga ky numër i përgjithshëm, 35 prej tyre i përkasin moshës së mitur.

E përderisa një qytetar i thjeshtë i Kosovës e kalon diten me një buxhet minimal, një i burgosur shtetit i kushton 28 euro në ditë.

Kabashi thotë se në këtë shumë përveq shujtave ditore, përfshihet edhe kujdesi shëndetësor, higjenik dhe shërbime të tjera që i ofrohen një të burgosuri.

E ndërkohë që të burgosurve po u ofrohet kujdes i mjaftueshëm nga institucionet e Kosovës, të njëjtit shpeshë herë po kanë probleme me ligjin edhe prapa grilave.

Policia e Kosovës jo rrallë në raportet e saja përmend edhe tentativat për të futur substanca narkotike nëpër Qendrat Korrektuese.

Rastet më të shpeshta vërehen në Burgun e Dubravës, teksa nuk ka ndonjë statistikë zyrtare se sa raste të tilla janë evidentuar brenda këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme