28 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar në Kosovë, që prej dje. Raste të vdekjes s’janë regjistruar.
Konfirmimi vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 49 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 654.
“Nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540. Në total numri i rasteve aktive është 654”, ka njoftuar Ministria.