Suge Knight u dënua të enjten me 18 vjet burg për drejtimin e një vrasje në vitin 2015, transmeton Klan Kosova.
Bashkëthemeluesi 53-vjeçar i Death Row Records, emri i vërtetë i të cilit është Marion Knight, nuk shfaqi asnjë emocioni, pasi familja e viktimës, Terry Carter ishte në të njëjtën kohë në gjykatë të Los Angeles.
“Ne kemi qenë këtu 93 herë, 94 data të gjykimit i kemi duruar”, tha vajza e Carter, Crystal, sipas Fox News.
“Gjithmonë kam kërkuar drejtësi për babanë tim, por tani e morëm më në fund”.