Në galerinë e Ambasadës së Kosovës në Berlin dje u hap ekspozita personale e piktorit Haki Xhakli me titull “E kaluara dhe e tashmja”.
Ekspozita përmban 18 piktura me vlera unike, që paraqesin cikle të ndryshme të periudhave para, gjate dhe pas luftës në Kosovë.
Fjalën e rastit në hapje përveç autorit Xhakli e morrën edhe zv Ambasadori Astrit Zemaj dhe Shota Bukoshi, këshilltare në Ambasadën e Kosovës, e cila është përgjegjëse për kulturë.
“Cikli i pikturave Apokalipsi ka një rëndësi të veçantë sepse është bërë në një kohë kur ishin momentet më të vështira të popullit tonë gjatë luftës në vitin 1999, dhe pasqyron realitetin e asaj kohe”.
“Kthehem për të ekspozuar në Berlin pas 17 viteve gjithmonë duke e çmuar kontributin e vazhdueshëm të shtetit Gjerman për qështjen e Kosoves e vecanarisht në ndihmën e zhvillimit të kulturës.
Para 17 viteve më 1999 ekspozita personale në qytetin Unna prezantoj një art Kosove para publikut gjerman.” – ka thënë Xhakli
Venera Mustafa, me ligjëratë në ditën e dytë të Javës së Arkitekturës.
Autori pikturës i qaset me bindjen se përmes saj, si përmes pasqyrës mund të projektohet bota shpirtërore e njeriut si ankthet, shqetësimet dhe solemniteti i tij shpirtëror.
Nëpërmjet gërshetimit të simboleve të shumta, artisti Xhakli e fuqizon pikturën e tij, duke e ngritur atë në një shkalle të lartë të semiotikës universale, e cila në atë shkallë merr një mesazh polisemik, i cili pastaj gjen mënyra të ndryshme të komunikoj me publikun.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë tre muaj.