286 persona në SHBA kanë pësuar infeksion pas kanë ngrënë sallatë në McDonald’s.
Rasti ka ndodhur të enjten e javës së kaluar por që në lidhje me të CNN raporton sot, përcjell Klan Kosova.
Federata Zyrtare e Shëndetësisë kishte raportuar se të enjten numri i të infektuarve është 123, por që sot thuhet se shifrat kanë shkuar në 286 dhe se vetëm 11 prej tyre kanë arrit që të marrin trajtimin e duhur mjekësor.
Shenjat e para të këtij infeksioni janë humbja e apetitit, dhimbje barku, dhimbje trupi dhe koke.
Personat e prekur nga kjo gjendje mund t’iu zgjasin simptomat nga disa javë në disa muaj, mirëpo edhe pasi të shërohen gjendja e njëjtë mund t’iu përsëritet.
Ky infeksion është raportuar në 15 shtete, dhe kjo mund të trajtohet me antibiotik.