29 shkolla të mesme i nënshtrohen Testit të Maturës

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 10:47 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 29 shkolla të mesme po mbahet Testi i Maturës për gjithsej 4 mijë nxënës, raporton EkonomiaOnline.

Për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Ali Sokoli”.

Ai tha se gjithçka ka filluar mbarë dhe çdo parregullsi nuk do tolerohet.

“Shpresoj që gjithçka do shkojë mirë ashtu sic është planifikuar që të jenë rezultatet e duhura ne këtu bashkë vizituam shkollën ‘Ali Sokoli’ dhe pamë që gjithçka ka filluar mbarë dhe nuk ka pasur ndonjë problematikë gjatë mbarëvajtjes së testit. Çdo parregullsi që do ndodhë nuk do tolerohet.”

Ndërsa drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tha se në të gjitha shkollat janë krijuar kushte për zhvillimet e testit.

“Janë gjithsej 29 qendra në Prishtinë ku po mbahet testi dhe 4 mijë maturant. Në të gjitha shkollat ku janë këta maturantë janë krijuar kushte për zhvillimet e testit këtë vit po vërehet që ka më shumë rregull dhe besoj që rezultatet do jenë reale”.

Testi i Maturës ka filluar në orën 10:00-të dhe të përfundojë në orën 12:00-të.

Të ngjashme