29-vjeçari nga Kosova, Eduard Markaj është duke korrur suksese të mëdha në Zvicër. Së fundmi, Eduardi me grupin e vallëzimit ku bënë pjesë janë kanë arritur në finalen e talenteve me të mëdhenj në Zvicër të quajtur “Stadt, Land, Talent”.
Eduardi bënë pjesë në grupin i cili i ka shtatë anëtarë nga Brazili, Koreja e Jugut, Norvegjia, Republika Çeke, Filipinet, Kosova dhe Zvicra.
Më i riu është 8 vjeç dhe vjen nga Republika Çeke dhe më i madhi është 48 vjeç dhe vjen nga Norvegjia.
Si valltarë ata kanë performuar në të gjithë botën dhe kemi marrë pjesë në shumë ngjarje.
Për finalen ata kanë planifikuar që të kombinojnë dhe të prezantojnë kombet e ndryshme.
Kështu që ne do të kërcejmë Valle së bashku në Shota dhe do të përdorim disa elementë akrobatikë.