Sot janë mbushur 29 vjet që kur u miratua Deklarata Kushtetuese e pavarësisë së Kosovës që njihet si 2 Korriku.
Këtë Deklaratë e miratuan delegatët e atëhershëm duke e shpallur Kosovën njësi të veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.
2 Korriku shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave.