Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Pikat”.
I riu u kap me 297 doza heroine dhe kokaine, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.
Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.
Për rastin, në kuadër të operacionit të koduar “Pikat”, u arrestua në flagrancë, në lagjen nr. 16, shtetasi J. K., 21 vjeç, banues në Shkozet.
Këtij shtetasi iu gjetën me vete sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara përkatësisht në 129 dhe 168 doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.