Edhe një këngë e re i është bashkuar estradës muzikore shqiptare.
“Sa gabime”, titullohet kënga më e re që i është shtuar listës së gjatë që janë sjell gjatë këtij viti kalendarik, ku videon e saj e ka bërë kompania XL Films.
E këtë projekt të ri muzikor e ka sjell reperi 2Ton, i cili ka zgjedhur kësaj radhe të bashkëpunoj me Donjeta Morinën, e cila është vetëm 18-vjeçare.
Kujtojmë se ajo në korrik të vitit 2014 mori pjesë në Kosova Fest Kids 2014, me këngën “Superyll”.
Theksojmë se tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë artisti shqiptar gjersa Beat i ka realizuar Genc Avdyli dhe Bini Diez.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e Arton Avdylit, i cili ka premtuar edhe këngë të reja.