Si të hyni në tregun e këmbimit, dhe të largoheni me fitime të mëdha.
Bota e tregut të këmbimit është emocionuese, dhe mund të jetë një vend fitimprurës për të kaluar kohën nëse keni kuptim të sofistikuar se si të blini dhe të shisni monedhat. Forex është tregu ku monedhat tregtohen, dhe është tregu më i madh në botë. Vlerat mesatare të tregtuara mund të jenë triliona në bazë ditore, dhe përfshin të gjitha monedhat në botë.
Tregu i këmbimit është i hapur 24 orë në ditë, pesë ditë në javë, përveç festave, dhe çdo firmë, person ose vend mund të marrë pjesë. Kjo do të thotë se tregu i këmbimit është një botë dinamike dhe me ritëm të shpejtë dhe natyra e tij e hapur mund të ju japë fitime serioze nëse mësoni seriozisht për këtë treg.
Këtu janë tri këshilla themelore për të hyrë në tregun e këmbimit:
Gjeni një agjent të besueshëm
Ju dëshironi që paratë që dërgoni të jenë të sigurta, kështu që ju duhet të gjeni një agjent ose një krijues të tregut të madh i cili është i sistemuar të paktën në një shtet. Sa më i madh dhe stabil të jetë krijuesi i tregut, aq më stabile do të jenë platformat e tyre dhe shërbimet tregtare. Plus, ju dëshironi një agjent me numër të madh punonjësish për të ju ndihmuar me shitje kur tregu është aktiv.
Gjeni një platformë shitjeje e cila funksionon për ju
Luani me programin e agjentit duke hapur një llogari demonstruese ose një llogari virtuale tregtare. Në këtë mënyrë, ju mund të shihni nëse funksionaliteti i programit ka sukses për ju. Përveç kësaj, ju mund t’a testoni atë duke përdorur para virtuale, jo financat tuaja.
Bëni kërkime, studioni dhe mësoni
Gjithmonë sigurohuni se tregtitë tuaja janë të ndërtuara nga një bazë e fortë e kërkimeve. Shmangni praktikën e gabuar të tregtisë impulsive. Forex është treg teknik, kështu që analiza teknike është shoku juaj i ngushtë në kuptimin e FX, merrni vesh zhvillimet në treg, e cila mund të jetë aq e lehtë sa të shikosh lajmet nga Interneti.
Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë për Forex duke përdorur trajnime si New York Forex Institute Training & Certification Course. Përfshin 124 orë të udhëzimeve, të ndara në mësime 12 javore duke mbuluar strategjitë, bazat dhe parimet financiare.