Aktualisht në Shqipëri janë 3 mijë e 159 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 173 raste të reja, nga 2 mijë e 443 testime, përcjell Klankosova.tv.
Dy persona kanë ndërruar jetë dhe 408 janë shëruar gjatë kësaj periudhe.
Ndryshe, të shtruar në spitale COVID, aktualisht në Shqipëri janë 66 pacientë.