Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës po dështon bë menaxhimin e situatës me virusin Covid – 19. Ky reagim i Dteshajt vie pas publikimit të raportit nga ana e IKShP-së, ku nga testimet e bëra vetëm sot afër 3 mijë qytetarë rezultuan pozitiv me variantin Omicron.
Dreshaj theksoi se këto shifra janë alarmante si dhe i kërkoi qeverisë që të ndërhyjë sa më parë në përmirësimin e kësaj situate. Sipas tij, për këtë situatë AAK e kisgtë paralajmëruar qeverinë edhe në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak ditësh.
Reagimi i plotë i Dreshajt:
Sot, nga 11,863 testime, 2,943 rezultuan pozitiv, si dhe kemi 12,396 raste aktive. Kjo situatë, me këto shifra brengosëse, e futë Kosovën në listën e vendeve më të rrezikuara nga varianti i ri i Covid-19, Omicron, si dhe bëri që Gjermania ta futë Kosovën në grupin e vendeve me rrezik të lartë.
Të nderuar, kjo shifër është alarmante. Për këtë kemi alarmuar edhe më heret, duke paralajmëruar për një situatë të tillë edhe në konferencën për shtyp të fundit të mbajtur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përkundër rekomandimeve tona si ekspertë të fushës, që qeveria të jetë më agjile për implementimin e masave parandaluese në terren (masa si: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës, dhe dezinfektimi I duarve), gjë që nuk u implementua në praktikë, ose fare pak, sot ballafaqohemi me shifrat më të mëdha të pozitivitetit të të testuarve për Covid-19, dhe qeveria rekomandon masa shtesë në kufizim qarkullimi dhe në sektorin e gastronomisë.
Si mund të vlerësohen masat standarde të parandalimit si të pamjaftueshme, përderisa këto masa as që janë implementuar në përditshmëri. Pandemia nuk menaxhohet me urdhëra, me letra, me fjalë, por menaxhohet me vepra duke I implementuar masat që rekomandohen nga ana e grupit të ekspertëve. Veprimin e fundit të qeverisë, në reduktim të orarit të gastronomisë dhe me orën policore duke filluar nga ora 22:00, nuk e shohim frytdhënëse e as veprim të qëlluar nëse nuk implementohen masat standarde të parandalimit.
Ndaj i bejmë apel popullatës që të vaksionohet në mënyrë masive. I bëjmë apel qeverisë dhe mediave që të promovojnë vaksionimin si masë e vetme e dëshmuar në parandalimin e pandemisë. Ju bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë mbajtjen e maskës, respektimin e distancës, dhe dezinfektimin e duarve.
Nëse këto masa nuk respektohen, situata rrezikon të eskalojë edhe më tepër!