3 produkte ushqimore që duhet t’i shmangni për të mirën e shëndetit tuaj

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Një problem shumë i madh për të gjithë konsumatorët shqiptarë është pa dyshim siguria e ushqimeve. Por çfarë duhet të kemi parasysh? Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, një qasje e shëndetshme drejt sigurisë ushqimore nis me shmangien e këtyre 3 produkteve:

Mishi i pagatuar i pulës

Së fundmi, në botë ngrënia e mishit të pagatuar të pulës është kthyer në trend. Ngrënia e çdo mishi të pagatuar mund të shkaktojë helmim që në disa raste mund të kthehet në një problem serioz për shëndetin. Mishi i pagatuar i pulës mund të shkaktojë helmim ushqimor që vjen nga bakteret:

Campylobacter,

Clostridium perfringes,

Listeria monocytogenes,

Salmonella.

Simptomat e helmimit si pasojë e këtyre baktereve mund të variojnë nga organizmi i individit. Megjithatë, simptomat më të përhapura janë:

Të përziera,

Shtrëngime në stomak,

Diare,

Dehidratim,

Të vjella.

Bakteret e lartpërmendura mund të shkaktojnë edhe sëmundje afatgjata. Mishi i pulës duhet ngrënë gjithnjë i përpunuar dhe i gatuar mirë. Temperatura minimale e gatimit të mishit të pulës duhet të jetë 80 gradë.

Lakrat e vogla

Lakrat e vogla janë përgjithësisht të sigurta, por duhen ngrënë me kujdes. Përgjatë viteve 1996 deri në vitin 2016, ato kanë qenë përgjegjëse për shumë sëmundje (2,474) dhe shtrimin në spital të mbi 187 personave. Problemi me lakrat e vogla qëndron te mjedisi i mbjelljes dhe kushteve të rritjes, që shpesh favorizojnë shfaqjen e shumë baktereve siç është salmonela ose E.coli. Kësisoj, lakrat janë të ndotura me baktere që në brendësi. Ato duhen ngrënë gjithnjë të gatuara.

Perimet dhe frutat që kanë rënë në kontakt me mishin e pagatuar

Gjatë procesit të gatimit, amvisat duhet të sigurohen që të mos përziejnë frutat dhe perimet me mishin e pagatuar. Ju nuk duhet të përdorni të njëjtat mjete gatimi dhe enë për mishin e pagatuar dhe perimet. Enët dhe mjetet që kanë qenë në kontakt me mishin duhen larë mirë me ujë të nxehtë dhe larës. Përpara përpunimit të perimeve dhe frutave dhe sidomos nëse keni prekur mish, duhet të lani mirë duart me ujë dhe sapun.

Të ngjashme