Përveç Saturnit, Jupiteri është një tjetër planet që ndodhet në prapavijë. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, njohurisë dhe rritjes, ndihmon që gjërat të ndriçojnë në çdo aspekt të jetës, por edhe pse do të qëndrojë në prapavijë deri në 12 shtator, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Veçanërisht për 3 nga shenjat e zodiakut, efektet e kësaj prapavije nuk do të ndihen fare, përkundrazi do t’i ndihmojnë në procesin e të menduarit.
1. Demi
Gjatë muajve në vazhdim do t’i shihni gjërat në një këndvështrim krejt ndryshe nga ç’i keni parë deri më tani. Gjatë kësaj prapavije, do të mendoheni gjatë me veten dhe do të qartësoni perceptimin që keni rreth botës. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për të udhëtuar diku larg dhe ndoshta po filloni që tani duke planifikuar udhëtimin. Kjo prapavijë do t’ju ndihmojë të hapeni më shumë me njerëzit, duke qenë se në të shumtën e kohës jeni të rezervuar. Kur kjo periudhë të mbarojë do të ndiheni më të fuqishëm se kurrë.
2. Virgjëresha
Do të përballeni me disa ndryshime që lidhen me miqtë, fëmijët apo dhe interesa dashurie, por prisni. Prapavija është një mundësi që ju jepet për t’i zbutur problemet. Përgatituni për një jetë sociale shumë më të gjallë nga ç’jeni mësuar. Duke ndjekur zemrën dhe duke u udhëhequr nga kjo prapavijë, do të zbuloni mënyra të reja për të shijuar marrëdhëniet tuaja.
3. Bricjapi
Jupiteri është në shenjën tënde dhe diçka e tillë ndodh 1 herë në 12 vjet. Bricjapët do të ndjejnë gjithë ndikimet pozitive të kësaj prapavije. Shfrytëzojeni këtë kohë për t’i marrë gjërat me ngadalë dhe mendohuni mirë për planet tuaja. Mund të rriteni, të mësoni dhe të përmbusheni shumë me Jupiterin që ju mbron. Kjo periudhë është shumë e mirë për të përfituar nga prapavija.