Është lansuar trileri i filmit “I am Zlatan”, i cili rrëfen karrierën e futbollistit suedez, Zlatan Ibrahimoviq.
Rolin e tij si fëmijë në Bosnjë dhe Suedi bashkë me fillimet e karrierës do ta luajë Domenik Bajraktari.
Kurse pjesën e periudhës së Ibrahimoviqit si 17-vjeçar, kalimin nga Malmo në klubin e Ajaxit, do ta luajë aktori tjetër shqiptar Granit Rushiti.
Linda Haziri e luan rolin e Sanelës, motrës së Zlatanit. Trilerin e filmit i pari e publikoi vetë Ibrahimoviqi në profilin e tij, kurse filmi pritet të dalë shumë shpejt për publikun.