3 të vdekur dhe 26 raste të reja nga Coronavirusi brenda një dite në Maqedoninë e Veriut

| 27 Maj 2020 | 16:26 | Nga

Tre persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit, në ballafaqimin me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut, transmeton Gazeta Metro.

Kjo është bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë, ku tutje kanë njoftuar se 26 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkaq, edhe 17 persona të cilët ishin të infektuar, janë shëruar duke çuar në 1 mijë e 470 numrin e përgjithshëm të të kuruarve.

Ndërkaq, me rritjen e numrit të viktimave është rritur edhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga ky virus, ku deri më sot numri I tyre ka arritur në 119.

Të ngjashme