Një 3-vjeçar në SHBA, ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë të valë në Parkun Kombëtar Yellowstone.
Siç raporton CNN, ai ka pësuar djegie të shkallës së dytë.
Autoritetet njoftuan se ai kishte qenë duke vrapuar kur rrëshqiti dhe ra një gropën e mbushur me ujë shumë të nxehtë, që është burim natyror.
Fëmija është dërguar në Qendrën e Djegies në Spitalin Rajonal dhe mësohet se ka pësuar djegie të rënda në trup.
Parku Kombëtar Yellowstone është një zonë rekreative gati 3.500 kilometra katrorë në maje të një vendi të nxehtë vullkanik. Yellowstone përmban kanione, lumenj alpinë, pyje, burime të nxehta etj.