30 ditë paraburgim për babanë që mbyti foshnjën në Viti

| 30 Gus 2017 | 16:31 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

I pandehuri Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë është arrestuar me datë 29.08.2017, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posalindur, Gjykata Themelore në Gjilan.

Mediet kanë raportuar se Xhezmi Kosumi, rreth 60-vjeçar, dyshohet se vrau foshnjën e porsalindur, pasi nuk ka pranuar se është e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fëmija është hedhur në një përroskë afër shtëpisë, në kohën kur e ëma kishte shkruar në Viti për të kërkuar ndihmë mjekësore për sjkak të gjakderdhjes. Besohet se foshnja kishte lindur para kohe.

Xhezmi Kosumi ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme