30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se dhunoi një 12 vjeçare në Kamenicë

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se ka dhunuar një 12 vjeçare në komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, i pandehuri M. J., dyshohet se gjatë këtij muaji, në Kamenicë, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe t’i vlerësoj pasojat e një marrëdhënieje të tillë.

Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, duke marrë parasysh edhe faktin që i pandehuri është serb dhe ka nënshtetësinë e Serbisë dhe mund të i ik organeve të drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme