Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, Binak, Valon e Xhavit Panxha.
Nga komunikata e Gjykatës është treguar në detaje edhe si ka ndodhur rasti.
“Me datë 21.07.2017 rreth orës 21:30 min, ne fsh. Kosuriq K- Pejës, në pyllin mbi fsh. Kosuriq i cili është prone e te pandehurve për shkak te një mosmarrëveshje te atë qasshme te pandehurit me dashje kane privuar nga jeta tani te ndjerët vëllezërit R. B. Dhe A.B., ashtu qe derisa te ndjerët rreth orës 21:00 ishin nisur se bashku me shokun e tyre njehërit edhe dëshmitarin J. G. me dy qerre me kuaj për ne pyll te huaj prone tani e te pandehurve, me qellim për te prerë drunj, dëshmitari J. se bashku me viktimën R. hyjnë ne pyll duke i lënë qerret me kuaj ne afërsi te pyllit. Pasi te njëjtit nuk vërejnë asgjë viktima R. I thotë dëshmitarit J. Te shkoj e te marr qerren dhe viktimën A. Dëshmitari J. është nisur te marr qerren ka dëgjuar R. duke biseduar me dike ku me pas ne drejtim te R. niset edhe viktima A. I cili iu është drejtuar te pandehurve me fjalët “ kush hamami jeni ju” ne atë moment te pandehurit B.P., V. P. dhe Gj.P. me armë te panjohura shkrepin tre fishek ne drejtim te viktimave A. dhe R. duke vazhduar te gjuajnë edhe disa here duke i privuar nga jeta, pastaj dëshmitari J. ka filluar te ik nga vendi i ngjarjes, te pandehurit kane gjuajtur me arme edhe ne drejtim te tij”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Pejës.
Të pandehurve masa e paraburgimit do t’iu llogaritet nga data 22.07.2017 deri me datë 22.08.2017. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.