30 ditë paraburgim të pandehurit për rast të dhunës në familje

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë kundër të pandehurit J.B., që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e cila do të mbahet në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor- në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)- Prishtinë.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka sulmuar fizikisht nënën dhe dajën e tij, ku me këtë rast ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, njofton Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme