30 persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve të rreme për shëndetin e Erdoganit
30 persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve “të rreme dhe të pabaza” në lidhje me shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, sipas autoriteteve turke.
“U konstatua se hashtag-u #dead u publikua në rrjetin social Twitter, me referenca për presidentin tonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.
“Nën hashtag-un e mësipërm janë identifikuar 30 persona dhe ndaj tyre kanë filluar procedurat e nevojshme”, raporton abcnews.al.
Megjithatë, në Turqi përflitet vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të Erdogan’it, i cili ka dy dekada në pushtet.
Erdogan bëri daljen e tij të fundit publike të dielën në samitin e G20 në Romë. Presidenti i Turqisë anuloi pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgoë, për arsye sigurie.
Në vitin 2011, Erdogan, në atë kohë kryeministër, iu nënshtrua një operacioni në zorrë, duke nxitur thashethemet për shëndetin e tij. Një nga mjekët e kishte mohuar se presidenti vuante nga kanceri.