30 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditus se në 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja me koronavirus..

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus arrin në 384, prej të cilëve 356 janë raste aktive. 17 persona tashmë janë shëruar kurse 11 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Deri tani atje janë realizuar 4.117 teste për Covid-19 prej të cilëve 342 janë realizuar vetëm gjatë ditës së djeshme.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup – 195, Kumanovë – 62, Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 21, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohri – 3, Kavadarci – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumica – 1, Kriva Palanka – 2 dhe Koçani – 1 rast./alsat.m/

Të ngjashme