Si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga militantët talebanë ndaj një stacioni të policisë kufitare në zonën Push Koh në rajonin Farah të Afganistanit, kanë humbur jetën 30 efektivë të policisë kufitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdul Hakim Nuri, kryetari i komunës Push Koh, për AA tha se 30 efektivë të policisë kufitare kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të ndërmarrë nga militantët ndaj stacionit të policisë kufitare që ndodhet pranë kufirit me Iranin.
Po ashtu duke bërë të ditur se gjatë sulmit nga organizata janë marrë peng edhe 20 anëtarë të policisë kufitare, Nuri tha se stacioni i policisë ka kaluar nën kontrollin e militantëve.
Ndërkohë, në një deklaratë të bërë nga talebanët theksohet se në stacionin policor janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municioneve.